“100 vitrinat” e Icardit, argjentinasi pranë Turqisë?

04/09/2022 14:54

Gjithçka rreth jetës së Mauro Icardit është kthyer në një telenovelë që nuk ka fund, si “100 vitrinat”.

SuperSport shkruan se tashmë po diskutohet e ardhmja e 29-vjeçarit. Sulmuesi është jashtë projektit të Paris Saint-Germain, për këtë arsye Mauro raportohet nga mediet turke se mund të provojë një eksperiencë të re, pikërisht në Turqi.

Galatasaray është duke tentuar huazimin e Icardit, ndërsa më tej raportohet se sulmuesit i është ofruar 3 milionë euro pagë neto në vit, por mbetet për t’u parë nëse të gjitha palët do bien dakord për këtë lëvizje.

Top Channel