PSV-së “i rrëshqet këmba” përballë Twentes, Ajaxi mbetet i vetëm në krye

03/09/2022 21:49

Twente i ka shkaktuar humbjen e parë sezonale PSV-së, duke e mundur me rezultatin 2-1 në një ndeshje ku skuadra nga Eindhoveni nuk pati qartësinë e duhur para porte.

Cerny arriti që të shënonte dy herë në pjesën e parë, duke i dhënë një goditje të rëndë PSV-së, që u zgjua tepër vonë.

Edhe pse skuadra nga Eindhoveni kishte ritëm të lartë dhe krijoi shumë volum, e pati tepër të vështirë që të gjente rrugën e  rrjetës. Vetëm në fillimin e pjesës së dytë, PSV ia doli që të  gjente golin falë mesfushorit Til. Edhe pse goli u realizua në minutën e 55-të dhe kishte mjaftueshëm minuta në dispozicion, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

PSV mbetet në kuotën e 12 pikëve, duke i lejuar Ajax që të marrë i vetëm vendin e parë, ndërsa në anën tjetër Twente konfirmohet dhe një herë si një surprizë e këtij fillim edicioni, pasi ishte fitorja e 4-t në pesë ndeshje, duke barazuar me pikë pikërisht skuadrën që kishte përballë./ Super Sport

Top Channel