20/12 10:50
RB Leipzig kthehet shumë shpejt te rezultatet negative në Bundesligë.
Në javën e pestë të kampionatit elitar gjerman skuadra e drejtuar nga Tedesco pësoi një humbje të rëndë në shifrat 4-0 në fushën e Eintrachtit të Frankfurtit, që duket se e ka hedhur pas krahëve krizën e fillimit të sezonit.
Në pjesën e parë shënuan Kamade dhe Rode në minutat 6’ dhe 22’. Dominimi i vendësve u reflektua me dy gola të tjerë në fraksionin e dytë, që mbajnë firmat e Tuta-s dhe Borres.
Eintrachti i Frankfurtit me këtë fitore parakalon pikërisht Leipzigun në renditje (edhe Mainzin), duke u ngjitur në vendin e nëntë./ Super Sport
Top Channel