Qytetarët në Kosovë që kursejnë energjinë elektrike do të subvencionohen nga Qeveria.

Vendimin e njoftoi kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Kursimi, nënvizoi Kurti, është kryefjala e ditës në gjendje ku ndodhemi sot.

“Do subvencionojmë të gjitha ata që kursejnë energjinë elektrike.”

Murati sqaroi se ndihmë do të marrë kushdo që shpenzon më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi.

“Për shembull nëse janë shpenzuar 1000 kilovatë orë në shtatorin e shkuar dhe sivjet 900, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 100 kilovatëve, ose 10 për qind. Për këtë përqindje do ta mbështesim subvencionimin e faturës 20 për qind. Dyfishin e kursimit që e bëjnë qytetarët.”

Kjo dhe masa të tjera, sipas kryeministrit Kurti, do të jenë ndihmë në kuadër të pakos për përballen me inflacionin, e cila është vazhdimësi e pakos për ringjalljen ekonomike. Kurti shtoi se familjet me asistencë sociale do të mbështeten me dyfishim të shumës së asistencës për një muaj.

Ndërsa me nga 100 euro në nëntor do të mbështeten studentët. Sipas tij, nga shtatori pensionistët do të marrin nga 100 euro, me nga 50 euro zyrtarët publikë, ndërsa me nga 100 euro punëtorët e ndërmarrjeve publike. Ndërsa për punëtorët e sektorit privat u tha se Qeveria do të subvencionojë për tre muaj ato biznese që i rrisin pagat e punëtorëve, pra gjysmën e rritjes së pagës së tyre për tre muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA