Kanë kaluar dy vite nga vdekja e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona.


Ndërkohë, së fundmi një video nga stërvitja e Dundee United në Skoci është shndërruar në virale në rrjetet sociale me tifozët të cilët janë të bindur se pas krahëve të zëvendëstrajnerit Liam Fox, shfaqet Maradona.

Sigurisht, bëhet fjalë për një prej lojtarëve të ekipit skocez që është duke bërë disa vrapime për nxehmje, edhe pse duhet thënë se ngjashmëria me legjendën argjentinase është e frikshme dhe fansat me të drejtë kanë nisur të fantazojnë./ Super Sport

Top Channel