Barcelona i bën të tretin Sevillas, gjen golin edhe një mbrojtës

03/09/2022 22:57

Në “Sánchez Pizjuán” po zhvillohet një nga sfidat më të rëndësishme të javës së pestë në La Liga, Sevilla-Barcelona.

Sfida nisi më mirë për skuadrën andaluze, që pati disa rastetë pastra për shënim  në minutat e para, por golin që zhbllokoi sfidën e realizuan “Blaugranat”.

Në minutën e 21–të, kundërsulm vrastar i skuadrës së Xavit me protagonistë tre sulmuesit titullarë. Dembele avancon me shpejtësi drejt qendrës, pason për Lewanddowskin, që kalon portierin me një parabolë të lehtë, por pas ndërhyrjes së një mbrojtësi Raphinha shtyn me kokë topin drejt rrjetës, 0-1.

Barcelona nuk u mjaftua me kaq, në minutën e 36-të Lewandowski, pasi kontrolloi bukur me gjoks një pasim perfekt të Konunde, goditi fluturimthi për të mos i dhënë asnjë shans portierit vendës, 0-2.
Barcelona duket e pangopur me gola. Katalanët realizuan të tretin me Eric Garcian në minutën e 50-të, duke vrarë përfundimisht shpresat e Sevillas për rezultat pozitiv./ Super Sport

Top Channel