Abuzimi seksual nga 5 persona ndaj një të miture vetëm 11 vjeç në Kosovë, ka tronditur opinionin publik.
Kjo ka shkaktuar reagime nga shumë personazhe të njohur, madje një pjesë prej tyre kanë marrë pjesë edhe në protestat e organizuar në Tiranë dhe Prishtinë.
E teksa duket se pas protestës nuk ka pasur reagime lidhur me këtë ngjarje tragjike nga personazhet publikë, Capital T ka reaguar i revoltuar ndaj këtyre të fundit. Sipas artistit, disa prej tyre reaguan vetëm për ‘të shkrepur disa foto’ pasi nuk arritën të ndryshonin asgjë dhe pas protestës nuk po flasin më lidhur me çfarë ndodhi.
A e dini çfarë më dhemb më së shumti? Që sot askush nuk po flet për skandalin e përdhunimit, a mbaroi tani? 21 ditë protesta dhe mbaroi, të bëhet çfarë të bëhet. Këtu është gabimi që ne lodhemi shpejt vetëm sa t’i bëjmë fotot për Instagram dhe mbaroi, çfarë ndodh nuk ka rëndësi. Nuk ka për t’u ndalur tani deri sa të ndryshohet çdo ligj. Edhe qoftë nevoja për ta djegur këtë vend duhet ta bëjmë se as ky shi që po bie s’ka për të na i larë mëkatet.
Ndër to ka qenë dhe Dafina Zeqiri, e cila mund të themi se ka qenë një nga figurat më të rëndësishme. Reagimet e artistes kanë qenë mjaft të forta dhe shprehnin një revolte shumë të madhe duke i dalë në mbrojtje jo vetëm këtij rasti tragjik, por dhe shumë rasteve të tjera dhe problemeve që vajzat përballen çdo ditë./ Top Albania Radio
Top Channel