DASH përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Hap drejt normalizimit të marrëdhënieve!

30/08/2022 08:31

Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit, tha për shërbimin serb të Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara “e shohin marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve, të bazuar në njohjen reciproke”.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell njoftoi të shtunën se “Serbia kishte rënë dakord të shfuqizonte dokumentet hyrëse/dalëse për personat e pajisur me dokumente identifikimi të Kosovës dhe Prishtina u pajtua të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia”.

Marrëveshja e arritur të shtunën pasoi një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe europiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës, një veprim që zbatohej nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtonin nëpër Serbi në dhjetë vitet e fundit.

“Arritja e zgjidhjes përmes dialogut është kritike për të dyja vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të DASH.  Kurti paralajmëron reciprocitet të plotë nëse nuk arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Zyrtarët amerikanë dhe ata europianë shpresojnë që Kosova dhe Serbia të kenë një qasje konstruktive tanimë edhe për gjetjen e një zgjidhjeje edhe për çështjen e targave të makinave. Zëdhënësi shtoi se SHBA inkurajon Serbinë dhe Kosovën që të marrin një rol aktiv dhe të ecin përpara në mënyrë paqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA