Të pasigurta në Katar, Federata Angleze me trajtim special për gratë e yjeve të kombëtares

28/08/2022 13:25

Botërorit i Katarit është duke u afruar me shpejtësi teksa nga data 20 nëntor deri më datë 18 dhjetor vëmendja do të jetë e përqëndruar te një nga evenimentet më të rëndësishëm në botën e futbollit.

Kombëtaret dhe Federatat përkatëse janë duke mbyllur detajet e fundit të organizimit teksa në Federatën Angleze kanë menduar edhe për akomodimin e grave të futbollistëve. Të friëksuara nga ndonjë sulm në Katar, Federata ka vendosur që bashkëshortet apo edhe shoqjet e lojtarëve të kombëtares së “3 Luanëve” të qëndrojnë të grumbulluara në një anije turistike nën masa të rrepta sigurie ndërsa mund të takohen me të dashurit e tyre sa herë trajneri Gareth Southgate t’i japë liri yjeve të skuadrës.

Një formë e veçantë kjo e zgjedhur nga ana e britanikëve, të cilët kanë menduar në detaje për mirëqenien e lojtarëve në mënyrë që këta të fundit të përqëndrohen vetëm te fusha e blertë teksa cilësohen si një nga kombëtaret favorite për t’i shkuar deri në fund turneut.

Top Channel