Protesta e Tuchel: Pse Conte nuk u dënua njësoj si unë?! Nuk arrij ta kuptoj…

26/08/2022 20:09

Chelsea dëshiron të lërë pas krahëve humbjen 3-0 ndaj Leeds United. Ekipi i Thomas Tuchel pret Leicester City në “Stamford Bridge” të shtunën (16:00), sfidë që do të transmetohet në SuperSport3.

Tuchel i është rikthyer edhe njëherë sherrit me Antonio Conten gjatë derbit të Londrës me Tottenhamin. Tekniku gjerman u pezullua me një ndeshje dhe u gjobit me 35 mijë paund, ndërsa italiani i Spurs ia hodhi me vetëm 15 mijë paund gjobë.

Nuk e kuptoj pse unë u pezullova ndërsa trajneri tjetër jo. Ka dy anë të kësaj historie: njëra është se mora karton të kuq dhe u solla në një mënyrë për të cilën nuk jam krenar. E pranoj këtë, por nuk jam i vetmi që u përfshi në atë që ndodhi.

Sigurisht që problemet nuk nisën me shtrëngimin e duarve. Ne të dy patëm një rol në atë që ndodhi, të dy u përjashtuam. E kuptoj pezullimin dhe gjobën, por nuk arrij ta kuptoj pse trajneri tjetër nuk u ndëshkua në të njëjtën mënyrë.

Edhe diçka tjetër: nuk arrij ta kuptoj pse nuk u ndëshkua lojtari kundërshtar që kapi prej flokësh lojtarin tim pak minuta më parë”, përfundoi trajneri gjerman i Chelsea.

Top Channel