‘Më informoi personalisht për vendimin e marrë’/ Trajneri Foda thyen heshtjen për tërheqjen e Rrahmanit nga kombëtarja e Kosovës 17/09 17:02
Ditë rinovimesh te Flamurtari. Ekipi vlonjat do të garojë në Kategorinë e Parë, ndërkohë që objektivi i vetëm është rikthimi në Superiore, aty ku e kanë vendin kuqezinjtë.
Drejtuesit e Flamurtarin kanë zgjatur bashkëpunimet me tre nga “veteranët” e ekipit: portierin Shpëtim Moçka, qendërmbrojtësin Ditmar Bicaj dhe mbrojtësin e djathtë Olsi Gocaj.
Tre lojtarët e njohur kanë firmosur kontratat e reja me klubin vlonjat, teksa tifozët shpresojnë ta shohin sa më shpejt Flamurtarin mes ekipeve më të mira në Shqipëri.
Top Channel