MLS është duke u kthyer në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për futbollistët dhe po bëhet një ligë më konkurruese, kjo është arsyeja pse në sezonet e fundit disa lojtarë të mëdhenjë kanë shkuar në Shtetet e Bashkuara në kërkim të sfidave të reja.
SuperSport shkruan se mediet spanjolle raportojnë se një tjetër ish-lojtar i Barçës do të nisë në aventurën amerikane. Bëhet fjalë për uruguaianin Martin Caceres, i cili luajti për klubin e Barçës në sezonin 2008-2009 dhe më pas u huazua te Juventus dhe Sevilla derisa u transferua te skuadra andaluziane në vitin 2011.
Mbrojtësit, të cilit i përfundoi kontrata me Levanten më 30 qershor, është gati të nënshkruajë me LA Galaxy dhe do t’i bashkohet Riqui Puig në Amerikë.
35-vjeçari zgjodhi të bashkohet me MLS dhe të nënshkruajë për LA Galaxy, ndërsa në orët në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.
Top Channel