“Nunez, mos e çaj kokën! Të gjithë gabojmë, në Angli zmadhojnë gjithçka”

19/08/2022 13:07

Darwin Nunez shpresonte për një debutim më të mirë në “Anfield”, por ndeshja e parë e sulmuesit uruguaian me Liverpoolin përpara tifozëve të rinj zgjati vetëm 57 minuta.

23-vjeçari humbi qetësinë dhe goditi me kokë një nga lojtarët kundërshtarë, veprim për të cilin u ndëshkua me karton të kuq, duke ndikuar që “The Reds” të mos shkonin më shumë se barazimi 1-1 ndaj Crystal Palace.

Sulmuesi është përballur me kritikat të shumta, ndërkohë që në mbrojtje i ka dalë Luis Diaz, kolegu i tij në ofensivën e Jurgen Klopp, i cili evitoi humbjen e Liverpoolit me eurogolin e shënuar pas daljes me të kuq të Nunez.

Darwin duhet të jetë i vetëdijshëm se tani kundërshtarët do e provokojnë atë dyfish apo trefish. Ai gaboi, kaq. Ka kaluar një moment të vështirë.

Nuk ishte një veprim me qëllim, nuk kishte asgjë të rëndë, të gjithë kemi gabuar dhe kemi dalë jashtë me të kuq, por në Angli i zmadhojnë edhe gjërat më të vogla.

Mund të rrëzohesh, por është e rëndësishme të ngrihesh për të qenë më i fortë. Darwin dëgjon shumë, ai është shumë inteligjent, do ia dalë ta ndryshojë këtë situatë.

Është i admirueshëm fakti që ai luan te Liverpooli në këtë moshë. Duhet të vazhdojë të shijojë momentin e tij të mirë dhe të mësojë sa më shumë”, deklaroi sulmuesi kolumbian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA