22/11 22:35
Manchester United ka arritur një marrëveshje me Juventusin për blerjen e Adrien Rabiot për 15.2 milionë paund, por akordi me mesfushori francez po vonon.
Veronique Rabiot, nëna dhe menaxherja e 27-vjeçarit, kërkon një pagë sezonale më të madhe se 6 milionë paundët që përfiton aktualisht Rabiot.
Kërkesat e larta nuk po pranohen nga klubi anglez. Lojtari francez ndihet entuziast për kalimin në Premier League, sidomos pa telefonatave me teknikun Ten Hag, i cili i premton një rol si protagonist tek ekipi i tij.
Gjithsesi, agjentja e Rabiot dhe drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk po gjejnë akoma gjuhën e përbashkët në lidhje me kushtet personale të kontratës së mesfushorit.
Top Channel