Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes dy kompanive që do ndërtojnë portin e jahteve të Durrësit, një investim prej 2 miliardë dollarësh.
Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua mes “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.
“Ne do të krijojmë një gjë kaq të veçantë që kur njerëzit të vijnë, të mos duan të largohen kurrë”– Ky ishte premtimi i Investitorit Muhammed El Alabbar.
Ndërsa Kryeministri Rama, tha se Marina e Durrësit do të hapi rrugën për gjithë bregdetin shqiptar, jo thjesht për Durrësin.
“Kontrata do të jetë përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kanë spekuluar e nuk kanë lënë gjë pa thënë për këtë projekt që është një nga projektet që do të ndryshojë jo Durrësin por Shqipërinë përgjithmonë. E tha zoti Alabbar, këtu nuk është e 12 mijë vendeve të reja të punës, vende cilësore. Këtu nuk është çështja e mbi 1000 jahteve që vijnë e që sjellin konsumatorë në Durrës, që do të ngrenë jashtëzakonisht shumë nivelin e konsumit, se kjo është ajo për të cilën ne kemi nevojë, që turizmi ynë të kalojë në një nivel tjetër“.
Marrëveshja do të shkojë në Parlament ku duhet të votohet nga një shumicë e thjeshtë.
Top Channel