Të ardhurat nga shitja e lojtarëve, Juventusi ka përfituar më shumë në 2000-2022

09/08/2022 12:25

Bota e futbollit çdo verë përjeton periudhën e transferimeve të futbollistëve dhe ky vit nuk bën përjashtim.

Në fakt, merkatoja e 2022 është e hapur deri në 31 gusht dhe pritet që të vijojnë lëvizjet e klubeve deri në këtë datë.

Por kjo nuk e ka penguar portalin e specializuar në këtë aspekt Transfermarkt të bëjë një pasqyrim të klubeve që kanë përfituar më shumë të ardhura nga shitja e lojtarëve gjatë shekullit të 21, për periudhën 2000-2022.

Rezultatet në fakt rezultojnë surprizuese, teksa në grafikën e përpiluar nga ky portal, në fund rezulton se skuadra që ka siguruar më shumë të ardhura gjatë këtyre 22 viteve është Juventusi, që edhe  këtë vit po rezulton me klubin që ka siguruar më shumë të ardhura nga merkato pas shitjes së De Ligt te Bayerni për 67 milionë euro.

Sipas grafikës së Transfermarkt, në periudhën 2000-2022, Juventusi ka arkëtuar rreth 1.6 miliardë euro i ndjekur nga portugezët e Benficës me 1.4 miliardë euro.

Vlen të kujtojmë se Benfica në vitet e fundit ka shitur Joao Felix te Atletico Madrid për 124 milionë euro dhe Darëin Nunez të Liverpool për 100 milionë euro.

Podiumin e këtij klasifikimi të veçantë e plotëson Porto me 1 miliardë e 355 milionë euro të ardhura nga shitja e futbollistëve.

Gjigantët e futbollit evropiam janë të pozicionuar më poshtë. Kështu kampionët e Evropës të Realit të Madridit, janë në vendin e pestë me 1 miliardë e 345 milionë euro, pas Chelseas në vendin e katërt.

Më pas vijnë Monaco, Inter. Barcelona, Atletico, Roma e Liverpool që plotësojnë dhjetëshen e klubeve që kanë arkëtuar më shumë të ardhura nga shitja e futbollistëve në merkaton e transferimeve.

 

Top Channel