Mbërrin sulmuesi i njohur, tifozët e Marseille “djegin” aeroportin

09/08/2022 23:02

Tifozët e Marseille në festë. Disa mijëra prej tyre kanë zbarkuar në aeroportin e qytetit, për t’i uruar mirëseardhjen sulmuesit të njohur kilen Alexis Sanchez, avioni i të cilit zbarkoi pikërisht këtë mbrëmje në Marseille.

Ndonëse me 33 vite mbi supe, Sanchez ka ndezur jo pak entuziazmin e tifozerisë, që i ka dhuruar një pritje madhështore, për ta karikuar edhe më shumë në prag të kësaj aventure të re.

Alexsi Sanchez vjen te Marseille si lojtar i lirë, pasi prishi pak ditë më parë kontratën me Interin dhe me klubin francez pritet të nënshkruajë për dy sezone.

Top Channel