Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Benjamin Sesko është një nga sulmuesit më premtues të futbollit europian dhe talenti i radhës që po rrit Salzburgu, klub që vitet e fundit ka nxjerrë lojtarë si Sadio Mane, Erling Haaland, Dayot Upamecano, Naby Keita, Takumi Minamino apo Amadou Haidara.
19-vjeçari slloven luan në qendër të sulmit dhe ndiqet nga shumë klube të njohura, sidomos nga Manchester United, Manchester City dhe Chelsea. Gjithsesi, e ardhmja e Seskos quhet Leipzig.

Drejtuesit e klubit gjerman janë pranë marrëveshjes për të siguruar lojtarin shtatlartë në sezonin 2023/2024. Leipzigu e donte menjuëherë, por Salzburgu insistoi ta mbajë edhe një sezon Seskon.
Kështu ka ndodhur, sulmuesi do të jetë pjesë e kampionëve të Austrisë edhe një sezon, për t’u transferuar verën e ardhshme në Bundesliga te Leipzigu, që ka huazuar Angelinon te Hoffenheim.

Anësori i majtë ka kaluar me sukses testet mjekësore te klubi i ri. Në bazë të akordit me Leipzigun, klubi i Hoffenheim do ketë mundësinë të blejë kartonin e 25-vjeçarit në fund të sezonit për 20 milionë euro./ Super Sport
Top Channel