Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Sandro Tonali ka kryer sot të gjitha vizitat mjekësore për të zbuluar se sa i rëndë është dëmtimi që pësoi në ndeshjen miqësore ndaj Vicenzas, gjë e cila e bëri që të dilte menjëherë nga fusha e lojës, në fitoren 6-1 të “kuqezinjve”.
Milan bën të ditur se nga vizitat të cilave iu nënshtrua 22-vjeçari, u përjashtuan si mundësi dëmtimet e tendinave.
Sipas SuperSport gjendja e lojtarit do të monitorohet ditë pas dite, në mënyrë që të shihet nëse mesfushori do të jetë në gjendje të luajë në sfidën e parë të Seria A, ndaj Udinese që do të luhet në “San Siro” të shtunën.
Tifozët e Milan janë duke pritur ndërkohë për përditësime në lidhje me gjendjen e Tonalit, për të parë nëse do jetë në gjendje që të jetë i pranishëm në sfidën e parë të edicionit 2022-2023.
Top Channel