“E duan 20 skuadra”, Chelsea-t dëshiron huazimin e sulmuesit, shans për Brojën

08/08/2022 21:23

Sulmuesi i Chelsea-t, Callum Hudson-Odoi (21 vjeç) dëshiron të ketë më shumë rëndësi në fushën e lojës dhe për këtë arsye ka kërkuar të largohet nga “Blutë” e Londrës me të cilët ka ende kontratë deri më 30 qershor 2024.

Pavarësisht se është një “as nën mëngë”për Thomas Tuchelin, i cili mund ta përdorë në disa pozicione, realiteti është se aktivizimi i sulmuesit të gjithanshëm londinez ra në mënyrë të ndjeshme sezonin e kaluar. Pjesërisht edhe për shkak të një problemi neurologjik që e mbajti larg fushës nga fillimi i marsit deri në këtë verë.

Pavarësisht këtyre problemeve, klubet që e “dashurojnë” Hudson-Odoin janë të shumta. Sipas Dharmesh Sheth, gazetar i “Sky Sports”, deri në 20 skuadra nga Seria A, Bundesliga, La Liga dhe vetë Premier League janë të interesuara për të marrë shërbimet e tij. Nëse Hudson-Odoi do të largohet nga londinezët këtë verë, atëherë rriten mundësitë që Broja të ketë më shumë hapësira në formacionin e parë të Chelsea-t.

Bisedime me Borussian: Chelsea, që preferon huazimin në vend të shitjes së futbollistit, mësohet se është në bisedime me Borussian e Dortmundit, skuadër që u përpoq të inkorporonte tri herë anglezin gjatë merkatos së verës së kaluar.

Top Channel