Allegri pas “turpërimit” nga Atletico: Do të na bëjë mirë!

07/08/2022 22:56

Massimiliano Allegri nuk kërkon të justifikohet pas humbjes së rëndë 4-0 në miqësoren ndaj Atleticos së Madridit.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër” sheh edhe anën pozitive të kësaj disfate:

“Nuk ka rrethana lehtësuese, kjo disfatë do të na bëjë mirë. Jemi të lodhur dhe kemi punuar shumë pas kthimit nga Amerika, duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitemi sa më mirë për debutimin në kampionat.” Trajneri i Juventusit vijon: “Kemi një javë për t’u përgatitur veçanërisht psikologjikisht, janë tri pikë për t’u fituar dhe sigurisht që do të kemi një qëndrim tjetër. Atletico e Madridit është një nga skuadrat më të forta në Evropë. Duke I lejuar që të kundërsulmojnë, u dhamë ushqim për dhëmbët e tyre.”

I ngacmuar për Moratan, i cili realizoi 3 gola, Allegri anashkaloi përgjigjen:

“Nuk po them asgjë, sepse ai nuk është lojtari ynë”. E njëjta taktikë për Kosticin: “Unë punoj me lojtarët që kam në dispozicion”./ Top Albania Radio

Top Channel