Ish-sulmuesi i Anglisë: Chelsea nuk mund të mbështet te Broja, shkëlqeu vetëm gjysmë sezoni!

05/08/2022 20:27

Armando Broja duket i destinuar të qëndrojë pjesë e organikës së Chelseat për sezonin e ri me sulmuesin e kombëtares që është i vetëm në rolin e qendërsulmuesit te Blutë e Londrës.

“Mua nuk më duket logjike që Chelsea të mos futet në merkato për të tjerë sulmues. Broja bëri mirë te Southampton, por vetëm për gjysmë sezoni dhe te Chelsea ekziston një tjetër presion. Chelsea duhet të rikthehet në “biznes” e të shohë për sulmues dhe më duket sikur askush nuk është entuziast për sezonin që e pret skuadrën”, u shpreh Agbonlahor./ Super Sport

Top Channel