Nga Kane e Yamal te Rodri dhe Messi, publikohet lista me 30 kandidatët për Topin e Artë 2026/ Shumë emra surprizë, por mungon Raphinha 08/09 16:40
Klubi turk i Konyasporit hidhet në sulm oër të afruar Ekuban. Ish-sulmuesi i Partizanit, aktualisht pjesë e Genoas në Serinë B, ka lënë kujtime shumë të mira në Turqi me Trabzonsporin dhe drejtuesit e Konyaspor janë gati ta rikthejnë sërish.
SuperSport shkruan se sipas mediave turke, oferta e parë për Genoan është ajo e një huazimi me të drejtë blerjeje për 1.5 milionë euro, ndërsa klubi italian ngulmon në shitjen e menjëhershme të sulmuesit.
Kujtojmë që te Konyaspor luajnë edhe tre futbollistë shqiptarë, kuqezinjtë Endri Çekiçi e Sokol Cikalleshi, dhe sulmuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, të cilët janë titullarë të padiskutueshëm dhe kanë dhënë jo pak kontribut në ecurinë e mirë të skuadrës.
Top Channel