Wolverhamptoni denoncon racizmin e tifozëve portugezë: Provat, në UEFA!

01/08/2022 14:38

Skuadra angleze, Wolverhampton, ka denoncuar publikisht se një nga lojtarët e saj ka pësuar një sulm racist gjatë ndeshjes miqësore të zhvilluar të dielën e kaluar në Portugali kundër Farense në stadiumin “Sao Luis”.

SuperSport shkruan se klubi i Premier League-s garanton se ka fakte për këtë pretendim, të cilat do t’ia vërë në dispozicion UEFA-s, si dhe rithekson angazhimin e tij në luftën kundër të gjitha llojeve të racizmit brenda dhe jashtë fushës.

Edhe pse emri i lojtarit të prekur nuk tregohet në deklaratë, shtypi portugez ka zbuluar së bëhet fjalë për koreanin Hwang Hee-Chan.

Sulmuesi korean shënoi golin e Wolverhamptonit në Portugali dhe, sipas klubit Premier, mori fyerje raciste nga një numër i madh tifozësh portugezë nga tribuna.

Top Channel