Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Sadio Mané mbërriti tek Bayerni nga Liverpooli disa javë më pare. Edhe pse koha ka qenë e shkurtër, sulmuesit afrikan i mjaftoi për t’u përshtatur te kampionët e Bundesligës.
Senegalezi realizoi gol në finalen e Superkupës së Gjemanisë, të fituar 5-3 kundër Leipzigut.
SuperSport shkruan se ish-sulmuesi i Liverpoolit duket se ka gjetur ambientin e përshtatshëm në Bavari, por duhet pranuar se edhe drejtuesit e Bayernit po bëjnë gjithçka që ai të ndihet sa më mirë.
Një nga miqtë e tij më të mirë, sulmuesi i Beninit, Desiré Segbe Azankpo, gjithashtu ka nënshkruar për Bayernin.
Ai ishte futbollist i Dunkirk-ut në kategoritë e ulëta në Francë, por ushtroi klauzolën në kontratë që e lejonte të largohej nëse skuadra binte nga kategoria, siç ndodhi në të vërtetë.
Sulmuesi dhe miku më i mirë i Manésë ka nënshkruar deri në vitin 2024 me Bayernin dhe pritet të luajë në ekipin e dytë.
Të dy lojtarët takohen sërish pasi më parë kanë luajtur te Metz, në Francë.
Top Channel