3 muaj jashtë! Emergjencë te Juventusi, Allegri humbet një tjetër mesfushor

31/07/2022 18:00

Max Allegri ka humbur një tjetër mesfushor. Dëmtimet nuk po e lenë të qetë trajnerin e Juventusit, të cilit do i duhet të bëjë pa Paul Pogba për disa ndeshje.

Mesfushori francez dëmtoi meniskun në miqësoren ndaj Club America dhe rrezikon pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit me Francën e tij.

SuperSport shkruan se probleme fizike edhe për Weston McKennie. Amerikani nuk luajti ndaj Realit të Madridit për shkak të një problemi në shpinë.

23-vjeçari nga Teksasi do të qëndrojë minimalisht 2 javë pushim, ndërkohë që mediet italiane raportojnë se rikthimi i tij në fushë mund të ndodhë pas 2 apo 3 muajsh!

Emergjencë në mesfushën e rekordmenëve të futbollit italian. Pogba dhe McKennie janë të dëmtuar, braziliani Arthur është me valixhe gati, teksa Juventusi do të hidhet në merkato për të siguruar një qendërmesfushor.

Top Channel