Lufta do të ngadalësojë Shqipërinë! Parashikimi për ekonominë: Pritet që niveli i inflacionit të ulet

30/07/2022 19:42

Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet këtë vit si pasojë e luftës në Ukrainë. Janë këto parashikimet e agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Standard & Poor’, e cila edhe në rishikimin e saj të fundit për ekonominë e vendit konfirmon vlerësimin aktual në B+ dhe me perspektivë të qendrueshme.

Megjithatë, agjencia vlerëson se ekonomia shqiptare nuk është e ekspozuar drejtpërdrejt nga lufta, gjë e cila sipas saj kufizon ndikimin e fortë në ekonomi.

Ndërsa inflacioni që në qershor arriti në 7.4% më i larti në 20 vjet, sipas Standard and Poor’s do të vijojë të qëndrojë i lartë mesatarisht në 6.4% përgjatë këtij viti, për t’u ulur gradualisht në vijim, ndikuar edhe nga masat e bankës së Shqipërisë me ndërhyrjen në politikën monetare.

Për shkak të krizave të njëpasnjëshme dhe situatës së përgjithshme ekonomike aktuale ku rreziqet janë shtuar, agjencia ndërkombëtare parashikon që edhe konsolidimi fiskal do të jetë i ngadaltë dhe vë theksin te menaxhimi i borxhit publik.

Ulja e tij duhet të jetë prioritet kryesor i qeverisë thekson agjencia që sipas saj autoritetet duhet të zbatojnë rregullat e ligjit organik të buxhetit për ta mbajtur atë në nivele të qëndrueshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA