Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Celta Vigo dhe Barcelona janë në bisedime shumë të avancuara për kartonin e anësorit të “blaugranave”, Óscar Mingueza, i cili do të nëshkruajë me skuadrën galiciane deri në vitin 2026.
Në moshën 23-vjeçare, Mingueza numëron 66 ndeshje në ekipin e parë të Barcelonës dhe me më shumë se 4000 minuta në këmbë mes kampionatit (La Liga), Kupës së Mbretit, Champions League, Europa League dhe Superkupës së Spanjës. Gjithsesi, futbollisti i rritur në skuadrat zinxhir të Barcelonës nuk është pjesë e planeve të Xavi-t, i cili nuk e grumbulloi në turneun e Shteteve të Bashkuara.
Të gjitha palët kërkojnë një rrugëdalje dhe Celta duket se do të jetë destinacioni i radhës për futbollistin. Shuma që do të përfitojë Barcelona nga shitja e të drejtave sportive të futbollistit do të jetë rreth tre milionë euro.
Top Channel