Zlatan vazhdon me batutat: Nëse unë tërhiqem, futbolli vdes!

29/07/2022 18:31

Nga pushimet e tij në Sardegna, Zlatan Ibrahimovic ka gjetur kohën për të përshëndetur fansat nëpërmjet rrjeteve sociale teksa ka biseduar drejtpërdrejtë me ta.

Në momentin kur ndonjë e pyet se kur e ka në plan të tërhiqet, suedezi thekson se nëse ai tërhiqet atëherë futbolli vdes.

“Kur do të tërhiqem? Kurrë! Nëse unë tërhiqem, atëherë futbolli vdes”.

Ndërkohë, Ibra nuk ngurron të komunikojë edhe me Giggio Donnarummën me të ciliën nuk mungojnë shakatë dhe ngacmimet me Zlatan që e ngacmon gardianin për hundën ndërsa kërkon që ta takojë sa më shpejt si kundërshtarë në fushë.

Kujtojmë, se Ibra është duke vazhduar ndërkohë rikuperimin në gjurin e operuar dhe pritet që të rikthehet në fushë vetëm në muajin janar teksa Milani i rinovoi kontratën me një vit.

Top Channel