Formacionet zyrtare/ Josa bën tre ndryshime, Vllaznia synon kualifikimin në Kraiovë

28/07/2022 18:28

Vllaznia do të kërkojë befasinë në Rumani, në ndeshjen e kthimit ndaj Universitateas së Craiovës.

Kundërshtari është më i favorizuar, pas barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”, megjithatë kuqeblutë kanë arsye për të besuar.

Trajneri Mirel Josa ka ndarë mendjen për formacionin titullar, duke bërë plot 3 ndryshime krahasuar me një javë më parë në Shkodër. Kështu në sulm Aralica i ka lënë vendin brazilianit Kaina Nunes, ndërsa Arsid Kruja është zëvendësuar nga Ardit Hoxhaj.

Në mesfushë luan nga minuta e parë Herald Marku, që merr vendin e Heric dhe formon treshen me Boshnjakun e Jonuzin. Sërish nga stoli Liridon Latifi dhe fantazisti Vulaj, i cili nuk luajti asnjë minutë edhe në Shkodër.

Formacionet zyrtare:

Top Channel