Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Dusan Vlahovic është një nga personazhet që Juventus pret shumë në sezonin e ri. I afruar në merkaton e janarit, serbi tashmë ka kaluar plotësisht periudhën e adaptimit me bardhezinjtë dhe duket gati për të marrë më shumë përgjegjësi e për të udhëhequr me golat e tij skuadrën drejt objektivave të rëndësishëm.
30 gola në sezon? “Objektivat e skuadrës vendosen gjithnjë para atyre personal, por nëse shënoj 30 gola dhe shpallemi kampionë të Italisë atëherë për mua është në rregull. Kur isha i vogël më impresiononte gjithnjë Juventusi i Ibrahimovic, Cannavaro dhe Trezeguet. Jam rritur gjithnjë me mendimin për t’u bërë një kampion dhe do të jap gjithçka që të jem pjesë e historisë së Juventusit.
Dua të shkoj përtej limiteve të mia. Pogba e kam ndjekur nga televizioni, ashtu si edhe Di Maria. Njëri është kampion bote, tjetri një prej anësoreve më të mirë në 20-vitet e fundit. Uën këta kampionë i ndiqja vetëm nga TV, megjithatë tashmë luaj me ta. E di se Di Maria mund të më dhurojë shumë asiste, por edhe unë dua të asistoj për atë, mjafton që të njihemi pak më shumë. Bremer? Është mbrojtësi më i fortë në Itali dhe është kënaqësi që do të luaj për Juventus”, u shpreh Vlahovic.
Top Channel