Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Cristiano Ronaldo dëshiron të rikthehet në La Liga, por tek Atletico Madrid. Një lajm i tillë ka zemëruar ultrasit e skuadrës së Diego Simeones, të cilët nuk duan në ekipin e tyre një legjendë të “armiqve” të Realit.
SuperSport shkruan se hashtagu #KundërCR7 është kthyer viral në rrjetet sociale. Shumë tifozët të Atleticos kanë kërcënuar klubin me dorëzim abonimesh nëse blihet pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.
Presidenti i klubit kryeqytetas, Enrique Cerezo ka shuar mundësinë e blerjes së Ronaldos. “Nuk e di kush e shpiku këtë histori, por është praktikisht e pamundur që ai të vijë tek Atletico Madrid.
Thashethemet janë thashetheme dhe duhet të mbeten të tillë, sepse nëse rriten duken reale“, deklaroi presidenti i Atleticos për mediet portugeze.
Top Channel