Southampton prezanton pasuesin e Brojës, shkon në 6 numri i lojtarëve të afruar këtë verë

26/07/2022 13:59

Me Armando Brojën që u rikthye te Chelsea pas huazimit një vjeçar, klubi i Southampton është detyruar të hyjë në merkato për sulmues dhe ka gjetur më në fund zëvendësuesin e shqiptarit.

“Mara është këtu të shënojë gola. Ai ka treguar në Ligue 1 se di të shënojë, por tani i duhet të punojë shumë, për të bërë mirë edhe këtu. Është një djalë e ri, që ka nevojë për kohë, për t’u përshtatur në një skuadër dhe kampionat të ri, por përfaqëson një vlerë të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen”, u shpreh trajneri Hasenhuttl, sipas SuperSport.

Sulmuesi Sekou Mara është futbollisti i gjashtë që i bashkohet Southamptonit në këtë merkato verore, pas dy portierëve Gavin Bazunu dhe Mateusz Lis, mbrojtësit Armel Bella-Kotchap dhe dy mesfushorëve Romeo Lavia dhe Joe Aribo.

Top Channel