Luiz Suarez zbulon klubin e tij të ri: E pamundur ta refuzoja

26/07/2022 23:06

Orë vendimtare për të ardhmen e Luis Suarezit. Sulmuesi uruguaian, i larguar me përfundimin e sezonit nga Atletico e Madridit, është gati për rikthimin e madh në vendlindje.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, në fakt, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është një hap larg rikthimit te Nacional.

“Ishte e pamundur të refuzoja mundësinë e rikthimit te Nacional. Kam një marrëveshje paraprake me klubin dhe në orët në vijim do të vendosim detajet përfundimtare”.

“El Pistolero” është gati të rikthehet në klubin ku nisi karrierën si profesionist në në vitin 2005.

Pasi luajti me “Tricolores” deri në vitin 2006, Suarez u transferua në Evropë, duke veshur me fanellat e Groningenit dhe Ajaxit në Holandë, përpara se të kalonte në Premier League te Liverpooli.

Në vitin 2014, ai kaloi në La Liga, ku luajti në Barcelonë deri në vitin 2020, para se t’i bashkohej Atleticos.

Top Channel