Tjetër penalitet për pilotin e Ferrarit, do të niset i fundit në Francë

23/07/2022 17:20

Fundjavë me probleme për Carlos Sainz, pilotin spanjoll të Ferrarit. 27-vjeçari ka gabuar në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Francës, dhe nesër do të niset nga vendi i fundit!

Sainz u penalizua me dhjetë pozicione në provat e lira të së premtes, ndërkohë që sot ka marrë dënimin e radhës, pasi zëvendësoi njësinë e katërt të fuqisë në makinën e tij, shkruan SuperSport.

Piloti nga Madridi përdori motor me djegie të brendshme dhe turbokompresorin, diçka që FIA nuk e lejon, kështu që gara e nesërme do të nisë me malore për Sainz.

Kampionati i Formula 1 kryesohet nga holandezi Max Verstappen (RedBull) me 208 pikë. Më pas vjen Charles Leclerc (Ferrari) me 170 pikë, ndërsa podi kompletohet nga Sergio Perez (Mercedes) me 151 pikë. Sainz ka mbledhur 133 pikë deri tani.

Top Channel