“Te City nuk të falet shpërqendrimi”, Walker: Tani kujdesem për veten!

23/07/2022 13:09

Kylie Walker është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm në organikën e trajnerit Pep Guardiola teksa mbrojtësi tregon edhe përqendrimin që nevojitet gjatë një seance stërvitore të Manchester Cityt duke theksuar se nuk mund të ketë ditë pushimi pasi përndryshe humbet vazhdimësinë dhe për rrjedhojë përfundon jashtë formacionit.

Te Manchester City nuk të lejohet të kesh një ditë pushimdhe të shpërqëndrohesh nga gjithçka. Nëse nuk je i përqëndruar, atëherë bën keq në stërvitje dhe nëse në stërvitje nuk shfaq një formë të mirë atëherë humbet edhe formacionin. Tani ndjehem shumë mirë dhe nëse në moshën 21-vjeçare do të më pyesnin nëse në moshën 32-vjeçare ende do të isha duke luajtur futboll në Premier League, atëherë me siguri nuk do ta besoja.

Tani edhe stilin e jetesës e kam shumë ndryshe nga më parë, kujdesem më shumë për veten dhe mundohem të konsumoj ushqime të shëndetshme. Ndjehem ende i shpejtë dhe kërkoj të mësoj më shumë, konkurrenca gjithashtu më ka ndihmuar të përmirësohem, të përshtatem dhe të studioj më shumë për futbollin”, u shpreh Walker.

Top Channel