Sadiku prezantohet te klubi i ri: Jam një luftëtar, nuk tërhiqem kurrë!

23/07/2022 12:38

Armando Sadiku përgatitet të nisë aventurën e katërt në tokën spanjolle (më parë është aktivizuar me Malaga, Las Palmas dhe Levante) teksa së fundmi është prezantuar te klubi i Cartagenës, klub që bën pjesë në La Liga 2.

“Unë do të jap gjithçka për ekipin, jam një luftëtar. Do të luftoj për çdo top dhe nuk tërhiqem kurrë pas. E gjithë energjia ime do të jetë për ekipin në mënyrë që të koleksionojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur në sezonin e ri.

Në La Liga 2 konkurrenca është e lartë dhe të gjithë skuadrat kanë cilësi. Kjo është diçka që të mban të motivuar. Me Cartagenën kam mbajtur bisedime edhe në vitin e kaluar, por në fund tratativat nuk u finalizuan dhe unë zgjodha një rrugë tjetër. Por, këtë vit më pas u binda për të firmosur  dhe jam shumë i lumtur por edhe i bindur për zgjedhjen time”, u shpreh Sadiku.

Top Channel