Mbylli kontratën me Torinon, garë dyshe në Premier League për sulmuesin italian

23/07/2022 22:45

Andrea Belotti është një nga sulmuesit që në këtë merkato verore, secili klub mund ta nënshkruajë me parametër zero duke qenë se futbollisti mbylli kontratën me Torinon dhe tashmë është i lirë të zgjedhë pa pengesë destinacionin e radhës.

Everton dhe Neëcastle janë vendosur në garë dhe i ofrojnë Belottit mundësinë për t’u aktivizuar për herë të parë në karrierën e tij në një kampionat prestigjioz si Premier League.

Trajneri Frank Lampard i Everton kërkon një sulmues me eksperiencë në majën e sulmit, ndërsa Edi Hoëe i Neëcastle rrezikon të humbasë shërbimet Allan Saint-Maximin dhe Belotti është i duhuri për ta zëvendësuar. Tashmë, pritet me interes se cila nga opsionet do të përmbushë edhe kërkesat e vetë sulmuesit që duket i destinuar të zgjedhë mes këtyre dy klubeve.

Top Channel