Tang Lu ishte ndarë nga gruaja e tij Lamu pas 11 vjet martese, por tre muaj pas divorcit Tang Lu e vrau atë mizorisht duke i hedhur benzinë e duke i vënë zjarrin ne shtepine e te atit.
Ngjarja makabre u krye teksa vajza po kryente një transmetim direkt në rrjet për tematikat sociale që trajtonte çdo javë.
Tang Lu e Lamu ishin martuar në 2009, por u ndanë pas 11 vitesh teksa Tang kishte rrahur disa herë Lamu gjatë martesës së tyre.
Kur sipas raportimeve Lu kishte kërkuar të rilidhej kjo u refuzua nga Lamu, u tha në gjykatë.
Më 14 shtator 2020, tre muaj pas divorcit të tyre divorce, Lu shkoi në shtëpinë e babait të Lamu ku kreu sulmin e tmerrshëm që çoi në vdekjen e gruas.
Lamu ishte në kuzhinë duke bërë transmetiin e saj kur Lu i hodhi benzinë dhe i vuri zjarrin, sipas rrjetit vendas Global Times.
Lamu u dërgua me urgjencë në spital por vdiq pas disa javë trajtimesh mjekësore.
Lamu, e datëlindjes 1990, kishte 75,000 ndjekës në platformën sociale kineze Douyin, ku shpërndante video mbi jetën e saj të përditshme.
Çështja ngriti diskutime të ashpra mbi dhunën shtëpiake në Kinë, për faktin e natyrës mizore të krimit dhe pasojave të rënda.
Tang Lu u dënua me vdekje për vrasje të qëllimshme në tetor 2021.
Ai u ekzekutua sot nga gjykata në provincën e Sichuan pas urdhrit të gjykatës së lartë.
Para ekzekutimit Tang ishte lejuar të takohej me familjen sipas të drejtave të tij legjitime, thonin mediat vendase.
Top Channel