De Ketelaere pranë Milanit, konfirmimin e jep vetë Club Brugge

23/07/2022 22:53

Charles De Ketelaere gjithmonë e më pranë Milanit. Konfirmimi i radhës vjen nga Belgjika, aty ku Club Brugge ka vendosur të mos e grumbullojë për ndeshjen e parë të kampionatit, e planifikuar për nesër.

Sipas mediave belge, pas vendimit për të lënë në tribunë fantazistin belg, fshihet pikërisht Milani, që duket se me 35 milionë eurot e ofruara ka tunduar kampionët në fuqi të Belgjikës dhe në fillim të javës mund të kemi zyrtarizim të marrëveshjes.

Kujtojmë që dy ditë më parë ishte vetë Paolo Maldini që fluturoi drejt Belgjikës, për të paraqitur ofertën e Milanit për De Ketelaere dhe pas një reflektimi, duket se belgët kanë vendosur të pranojnë shitjen e sulmuesit polivalent.

De Ketelaere është futbollist mjaft i vlerësuar nga Maldini e Pioli, pasi luan qoftë si sulmues krahu, qoftë si fantazist dhe mund të bëjë shumë mirë në formacionin e kampionëve të Italisë.

Top Channel