Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori 07/11 01:23
Ishte një hap larg Club Brugge, madje nuk u shndërrua në një futbollist të kampionatit belg vetëm sepse nuk kaloi vizitat mjekësore, ose më saktë ky ishte justifikimi i belgëve për të ulur pretendimet ekonomike të Lazios.
Fjala është për Vedat Muriqin, i cili më në fund është zyrtarizuar te Mallorca atje ku vërtet ka vlerësimin e të gjithë ambientit. Sulmuesi i Kosovës e tregoi veten në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në La Liga, teksa ndihmoi Mallorcën të qëndronte në elitë ku në 16 ndeshje shënoi pesë gola e dhuroi tre asiste.
Tashmë, kartoni i 28-vjeçarit i përket plotësisht spanjollëve me Lazion që do të përfitojë 10 milionë euro plus bonuse nga klubi spanjoll./ Super Sport
Top Channel