Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Luis Suarez vazhdon të jetë pa ekip pas përfundimit të kontratës me spanjollët e Atletico Madrid.
Sulmuesi uruguaian nuk po nxitohet për të vendosur për të ardhmen.

Dëshira e “El Pistolero” është të mos largohet nga futbolli europian. Disa klube italiane kanë shfaqur interesim për 35-vjeçarin, emri i të cilit po përflitet edhe si zëvendësuesi i Haller te Borussia Dortmund.
River Plate tentoi ta merrte në Argjentinë, ndërkohë që ka interesim konkret edhe nga Nacional, ekipi ku Suarez nisi karrierën dhe u aktivizua përpara se të transferohej në Europë.

48 herë kampionët e Uruguait po tentojnë ta rikthejnë goleadorin e njohur në shtëpi. Ditët e fundit presidenti i klubit, Jose Fuentes, u ka kërkuar tifozëve ndihmë për të bindur lojtarin të rikthehet te Nacionali.
Tifozët nuk kanë humbur kohë dhe në sfidën e fituar 5-0 ndaj Cerrito ata kanë kryer një akt dashurie ndaj lojtarit. 20 mijë tifozë u panë me maska të Suarez, teksa në një moment të caktuar u ngritën në këmbë duke kënduar kore për bomberin.

Ndërkohë, edhe futbollistët e Nacionalit festuan golat dhe fitoren me maskën e “El Pistolero”-s, duke iu bashkuar thirrjes së presidentit për të bërë diçka të bukur në lidhje me bindjen e Suarez për t’u rikthyer në shtëpi./ Super Sport
Top Channel