RENATO SANCHES, OSC Lille, Ligue 1, Olympique Lyonnais vs OSC Lille 2-3, Lyon LIGUE 1 2020-21 OLYMPIQUE LYONNAIS LIONE-OSC LILLE 2-3 PUBLICATIONxNOTxINxITA

Renato Sanchez ende nuk ka vendosur për të ardhmen, ndërsa nga Milan janë futur në lojë për ta bindur edhe lojtarët, duke qenë se për kartonin e mesfushorit në garë është edhe Paris Saint-Germain.

SuperSport shkruan se në një foto të publikuar nga portugezi duke u stërvitur me fanellën e Lille, Majk komentoi: “E kuqja të shkon ty”. Një ftesë e hapur që Sanchez t’i bashkohet Milan-it dhe jo PSG-së.

Ndërsa është duke u punuar për afrimin e De Ketelaere, Milan vijon të tentojë edhe afrimin e Sanchez, ndonëse në heshtje.

Megjithatë do të jetë mesfushori ai që do të zgjedh mes bashkimit me kampionët e Italisë apo me kampionët e Francës.

Top Channel