Laçi në misionin e radhës, transfertë moldave për kurbinasit

21/07/2022 09:48

Pasi eliminoi Iskran, Laçi do të zbresë në fushën e lojës, këtë herë në tokën moldave në raundin e dytë të Uefa Conference League.

Kurbinasit “masin” forcat me Petrocub, me ndeshjen e parë që luhet në transferte, ndryshe nga raundi i kaluar. Kundërshtari i Laçit vjen në këtë përballje pasi nxori nga gara maltezët e Floriana, ashtu si kurbinasit me një rezultat të përgjithshëm minimal 1-0.

Të dyja skuadrat ruajnë statusin e skuadrave nënkampione dhe pritet një duel tepër interesant, por edhe i ekuilibruar në letër. Përballë Iskra-s, skuadra e Shpëtim Duros dominoi 180 minutat, por vuajti mungesën e finalizimit të rasteve të krijuara, që ishin me shumicë, diçka të cilën duhet ta përmirësoj në këtë raund, përballë një kundërshtari që tani ka edhe një koefiçent më të lartë vështërsie.

Në krahun tjetër, kundërshtari i radhës për kurbinasit është një ekip deri diku i panjohur, me vetëm 23 vite histori dhe vetëm një kupë të fituar në sezonin 2019-2020, ndërsa edicionin e fundit u rendit pas kampionëve të Sheriff Tiraspol.

Ky është sezoni i pestë në arenën europiane dhe asnjëherë nuk kanë kaluar raundin e dytë, ashtu si sezonin e kalaur në Conference League, kur në këtë tur u eleminuan nga skuadra turke e Sivaspor, ndërsa luan për herë të parë kundër një skaudre shqiptare, ashtu si kurbinasit ndaj një ekipi moldav.

Top Channel