10 milionë € operacion, Fiorentina nuk e harron lojtarin shqiptar

21/07/2022 09:17

Nedim Bajrami vazhdon të ndiqet me interes nga Fiorentina. Trajneri Vincenzo Italiano e pëlqen shumë mesfushorin ofensiv të Empolit dhe kombëtares shqiptare.

23-vjeçari nga Tetova realizoi gjashtë gola në sezonin e parë në Serie A me skuadrën toskane. Operacioni i transferimit në Firence pritet të mbyllet për 10 milionë euro sipas GDS.

Gjithsesi, Fiorentina ka nevojë të shesë përpara se të nisë ofensivën finale për Bajramin. Mesfushori Pulgar është afër kalimit te Flamengo, teksa në merkato prej kohësh ndodhet edhe qendërmbrojtësi Nikola Milenkovic.

Ndërkohë, Fiorentina ka siguruar 3 përforcime deri tani: sulmuesi Luka Jovic nga Real Madrid, portieri Pierluigi Gollini nga Atalanta dhe mbrojtësi i djathtë Dodo nga Shakhtar Donetsk.

Tajneri Italiano pret edhe një lojtar ofensiv kualitativ i cili mund të mbulojë disa pozicione në repartin e mesfushës, dhe Bajrami cilësohet si investimi i duhur nga klubi i njohur italian.

Top Channel