Uniformat e futbollistëve të vegjël/ Nis zbatimi i projektit të federatës në Korçë

20/07/2022 12:33

Mbi 400 fëmijë të grupmoshave pjesë të akademive të futbollit në qarkun e Korçës do të përfitojnë uniformë falas nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Uniformat e reja për ekipet e Maliqit, Devollit, Pogradecit, Kolonjës e Korçës u prezantuan këtë të martë.

Sipas Ilir Përmetit, kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë falë këtij investimi prindërit nuk do të duhet të shpenzojnë ekstra për uniformat por gjithashtu pritet të rritet dhe interesi i fëmijëve të tjerë për t’ju bashkuar ekipeve të futbollit pasi në fokus kjo fushatë ka zhvillimin e futbollit të fëmijëve.

Dhurimi i veshjeve të futbollit shmang dallimet mes fëmijëve pasi jo të gjithë kanë mundësi ekonomike për të blerë uniformë.

Top Channel