Roma zyrtarizon Dybalan, Mourinho cakton datën e debutimit

20/07/2022 13:49

Roma ka zyrtarizuar pak minuta më parë Paulo Dybala-n. Sulmuesi u bashkua me “verdhekuqtë” me parametra zero, ndërsa ka firmosur për tre sezone me klubin e tij të ri, ku do të mbajë numrin 21, pasi refuzoi 10-ën e Totti-t.

SuperSport shkruan se është zbuluar edhe data kur do të debutojë sulmuesi argjentinas. Dybala do të zbresë në fushë për të debutuar me Romën në ndeshjen miqësore të së shtunës kundër Nice, 23 korrik, në takimin e katërt dhe të fundit miqësor.

Pasi ndoqi ndeshjen kundër Sporting Lisbonës nga tribuna, Dybala është i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re, pasi deri diku e pa me detaje edhe mënyrën sesi “verdhekuqtë” luajnë.

Nga ana tjetër, argjentinasi ka gati dy muaj që nuk luan një ndeshje zyrtare. Paraqitja e tij e fundit ka qenë më 30 qershor, kur me Argjentinën ai “copëtoi” Italinë në Wembley në finalen e madhe, duke shënuar golin e tretë, në fitoren 3-0.

Top Channel