Plotësohet Barcelona, në Miami mbërrin edhe “komandanti” i grupit

20/07/2022 20:58

Sprova e Xavi Hernandez më në fund ka marrë fund. Trajneri i Barcelonës ka udhëtuar për në Miami ku është bashkuar me grupin në turneun Amerikan.

Problemi me vizën Amerikane është zgjidhur dhe menjëherë trajneri është nisur drejt skuadrës. Prej katër ditësh, Barcelona është grumbulluar në Amerikë dhe së fundmi zhvilloi një miqësore me Inter Miami, të cilët e fituan 0-6.

Afrimi i bujshëm në merkaton verore Raphinha dhuroi spektakël në miqësoren e parë duke shënuar 1 gol dhe shërbyer dy asist për shokët e skuadrës.

Top Channel