Live Norvegji-Francë/ Dembele është një “përbindësh”, shënon të tretin dhe ul norvegjezët me këmbë në tokë (Video)
Cristiano Ronaldo vijon të qëndrojë larg skuadrës së Manchester United me yllin luzitan që po kërkon dëshpërimisht një tjetër ambient për sezonin e ardhshëm në mënyrë që të ketë mundësinë e të shijuarit Champions League.
SuperSport shkruan se trajner Erik ten Hag konfirmoi para disa ditëve se nuk ka asnjë kontakt me CR7 ndërsa edhe bashkombasi i tij, Bruno Fernandes shton se
“Unë nuk e di çfarë ka biseduar Ronaldo me klubin dhe menaxherin, madje nuk e kam idenë edhe se çfarë është duke menduar për të ardhmen. Nuk e kam pyetur nëse kërkon të largohet apo jo. Në sezonin e kalua rai ishte golashënuesi i skuadrës, i takon edhe klubit të marrë një vendim. Unë nuk kam asgjë në dorë.
Nga ajo çfarë dimë të gjithë është se ai ka pasur probleme familjare dhe duhet ta respektojmë e t’i japim hapësirë. E vetmja gjë për të cilën e kam pyetur është nëse ishte gjithçka në rregull me familjen, por nuk dua të përfshihem dhe respektoj zgjedhjen e gjithkujt”, u shpreh Fernandes.
Top Channel