Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Dyqani zyrtar i klubit të Barcelonës nuk mund të shesë fanellat e Robert Lewandowski për momentin sepse atyre u ka mbaruar shkronja “W”.
Në një video të bërë virale në rrjetet sociale shfaqet një punonjës i klubit që diskuton këtë çështje.
Lewandowski u transferua nga Bayern Munich te katalanasit për një shifër që në total shkoi 50 milionë euro, duke u bërë afrimi i katërt i “Blaugrana-ve”.
Nga çfarë shihet në videon e bërë publike pritet që polaku të marrë fanellën me numrin nëntë, të veshur aktualisht nga Memphis Depay, qëndron apo largohet holandezi nga Barça kjo nuk ka rëndësi, pasi klubi ka vendosur që sulmuesi i Polonisë të mbajë numrin “e tij”.

Megjithatë, nëse dëshironi të blini një fanellë të Lewandowski do duhet të prisni. Ato nuk janë ende të disponueshme për shkak të mungesës së shkronjës “W” dhe siç e thotë edhe punonjësi i Barçës polaku “ka dy të tilla”.
Top Channel